“Sebastiano Resort” ndodhet në fshatin turistik të “Ishull Lezhe”. Udhëtimi me makinë nga aeroporti “Nënë Tereza”
i kryeqytetit të Tiranës, deri në resort është rreth 45 minuta. Hoteli ndodhet rreth 2.5 km nga plazhi, në mes të
parkut natyror “Kune-Vain-Tale”. Është i rrethuar nga përrenj dhe lumenj të vegjël. Qyteti më i afërt është
Lezha, me rreth 29.000 banorë, i ndodhur në veri të Shqipërisë, vetëm 3 minuta larg me makinë nga hoteli.
Sebastiano Resort
Sebastiano Resort
Ambientet
Dhomat
SHIJONI QENDRIMIN TUAJ
Mundesi per Eskursione
Mauzoleum Skanderbeg
Mauzoleu Skenderbeg ndodhet në mes të qytetit të Lezhës. Gjergj Kastrioti, i quajtur Skenderbeg, ishte një princ nga fisnikëria shqiptare. Ai lindi më 6 maj 1405 dhe vdiq më 17 janar 1468. Skenderbeu konsiderohet hero kombëtar.
Kalaja e Lezhës
Një fortesë nga koha ilire, ndoshta nga shekujt e 8-të para Krishtit, dominon qytetin e Lezhës. U rindertua në vitin 1440 nga Venecianët. Pas pushtimit nga Perandoria Osmane, kalaja u përshtat në mënyrë strukturore me kulturën Osmane në 1522. Në vitet 1515 – 1521 fortesa është rinovuar nga Sulltan Sulejmani I. Kodra e pjerrët ofron një pamje panoramike të qytetit, maleve dhe bregdetit të Adriatikut.
Qyteti Shëngjin
Shengjini është një qytet – port i vogël me një vendpushim bregdetar. Familjet janë shumë të mirëseardhura këtu. Përveç plazhit dhe detit, Shëngjini ofron shumë restorante, hotele dhe mundësi për pazar.
Sebastiano Resort
Bar & Restorant
Cfare Ne Ofrojme
Në Sebastiano Resort do të ndjeni atmosferën e ngrohtë familjare, qëndrimin në një ambient relaksues dhe shijimin e vakteve të shijshme që ne ofrojmë për ju. Gatime tradicionale dhe mesdhetare të gatuara me delikatesë nga shefi ynë do ta bëjnë qëndrimin tuaj të paharrueshëm.
Subscribe Sebastiano Resort
Per te perfituar oferta speciale.